U shfaq me shami në kokë duke shijuar puro, Fjolla përfundon në spital

Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina vazhdon të komentohet përsëri në rrjetet e saj sociale. Para disa ditësh ajo u pa duke pirë puro e duke shijuar momentin, ndërsa ishte me një shami në kokë, teksa përmes një postimi në story, në Instagram, këngëtarja shqiptare e cila u nda nga biznesmeni Fisnik Syla është parë në gjendje të rënduar, me serum, e shtruar në një spital.

Nuk dihet ende saktësisht se çfarë ka ndodhur me këngëtaren shqiptare, teksa shihet shtrirë dhe e lodhur në një nga krevatet e spitalit ku po kurohet.

Kujtojmë se Morina u arrestua një vit më parë, pasi u kap me armë në çantë bashkë me partenrin e saj, me të cilin tashmë janë në krizë.