U shpall e humbur nga familjarët, zbardhet dëshmia e sekretares së Gjykatës: Mu bllokua telefoni, isha në hotel…

Sekretarja e Gjykatës së Lezhës Klaudja Marku, e cila u shpall e humbur nga bashkëshorti i saj, është gjetur ditën e sotme nga policia.

Pas shoqërimit në komisariat, ajo ka dhënë dëshminë e saj në lidhje me largimin nga banesa. Ajo ka thënë para uniformave blu se u largua nga banesa pas një debati me bashkëshortin, ndërsa shtoi se familja e saj ishte në dijeni të vendndodhjes.

Marku deklaroi se ka qëndruar në një hotel në Lezhë dhe se nuk kishte menduar se çështja do të shkonte deri në denoncimin se ajo ishte zhdukur.

Ajo shtoi se nga mediat e mori vesh që po e kërkonin.

“U largova nga banesa për çështje të brendshme familjare. Jam larguar pas një debati me bashkëshortin. Nuk e kam menduar se çështja do të shkonte kështu. Kam qëndruar në një hotel në Lezhë më ishte bllokuar dhe celulari. Kam mbajtur kontakte me familjen time, duke biseduar me një numër të një punonjësi.

Vetëm kur e kam marr vesh nga media që po më kërkojnë“, ka thënë ajo