U shpall “Non Grata” nga SHBA/ Berisha: Unë jam Sali Berisha, s’e pranoj kurrë shpifjen

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën në Kuvendin Kombëtar, ku ka thënë se DASH nuk ka asnjë provë dhe se pa arsye e ka shpallur “Non Grata”. Sipas tij, akuzat për korrupsion janë shpifje.

“Unë jam Sali Berisha, kurrë, kurrë, kurrë nuk e pranoj shpifjen”-theksoi ish-kryeministri.

Më konkretisht, ai është shprehur:

DASH më ka sanksionuar për akuza për të cilat nuk ka asnjë fakt provë dhe dokument. Jam sanksionuar nga lobimi i Sorosit të Edi Ramës. Cilido që do të paraqesë një fakt provë apo dokument kundër Sali Berishës ai është i gatshëm të marrë çdo masë ndaj vetes së tij. Unë jam Sali Berisha. Kurrë, kurrë, kurrë shpifjen, gënjeshtrën nuk e pranoj për të vërtetë.