UFO-t ‘zbarkojnë’ në Gramsh?! Banorët: Erdhën dogjën tokat dhe lanë shenja

Ekzistenca e jashtëtokësorëve është një temë delikate që me zhvillimin e teknologjisë dhe zbulimeve sjell konkluzione të reja mbi këtë teori. Mirëpo sipas BELSH.TV, UFO-t kanë vizituar kohët e fundit Gramshin.

Po, po e lexuat mirë! Sipas banorëve të fshatit Topojan në Gramsh, tokat e tyre pranë Përroit të Skribicës, janë vizituar nga UFO-t, të cilët më pas kanë lënë edhe shenjën e tyre nëpër toka. Sipas banorëve, UFO-t kanë ‘shëtitur’ fshatin e Gramshit duke djegur toka dhe më pas janë zhdukur, por duke lënë si shenjë disa rrathë në arën aty pranë.

Ende nuk dihet sa të vërteta janë këto pretendime të banorëve, teksa fshati Topojan po mbahet nën vëzhgim nga kamerat e mediave të ndryshme për të nxjerrë në pah se si qëndron e vërteta e këtyre deklaratave të banorëve dhe shenjave të gjetur në tokat e Gramshit.