Ukraina “mbushet” me avionë luftarakë: Dikush i dha Kievit Mig29, nisen armatime të reja

Forcat e armatosura ukrainase kanë sot më shumë avionë luftarake nga sa kishin në fillim të prillit, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Është e qartë se ata kanë me tepër avionë të operueshëm nga sa zotëronin përpara dy javësh, theksoi ai. Kjo është bërë e mundur pikërisht nga donacionet e avionëve dhe pjesëve të tyre.

“Unë thjesht do të thosha, po hyrë tek ajo se çfarë ofrojnë vendet e tjera, se ukrainasit se ata kanë marrë aq platforma dhe pjesë shtesë sa të jenë në gjendje të rrisin madhësinë e flotës së vet”, shtoi ai. Nuk është e vështirë të merret me mend se kujt i referohej Kirby, thotë Forbes.

Qeveritë e Bullgarisë, Polonisë dhe Sllovakisë javë më parë të gjitha sinjalizuan të gjitha vullnetin e mirë për të dërguar në Ukrainë MiG-29, të cilat forcat vendase dinë t’i manovrojnë. Ndërkohë, një pjesë e ndihmës ushtarake amerikane prej 800 milionë dollarësh që miratoi Presidenti Joe Biden javën e kaluar, ka mbërritur tashmë në Ukrainë, e ajo do të pasohet nga fluturime të tjera me më shumë armatime.

Biden pati një telefonatë të martën me aleatët e Shteteve të Bashkuara për të diskutuar luftën në vazhdim. Administrata e tij tha se kishte shtuar dërgesat e armëve në Ukrainë, për të cilat Shtetet e Bashkuara sqaroi se po realizohen me “shpejtësi të paprecedentë”. Kancelari gjerman, Olaf Scholz sakaq, është nën presion për çështjen e armëve; ai dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë nga NATO, por ato nuk do të vijnë drejtpërdrejt nga Gjermania dhe si nga opozita, ashtu dhe koalicioni qeverisës i kanë mbërritur kritika.

“Shumë pak, shumë vonë”, tha zëvendëskreu i grupit parlamentar të CDU JohanWadepfuhl. “Gjermania nuk furnizon edhe më tej armë të rënda, që do të thotë se e le Ukrainën në baltë”, ndaj duhet bërë më shumë, nënvizoi ai.

Top Channel