UKT hap kanale dhe s’di t’i mbyllë! Në Tiranë zhavorri mbulon rrugët sa herë bie shi, Veliaj në gjumë

Ujësjellës Kanalizime Tiranë “ia ka marrë dorën” prishjes së rrugëve për të bërë “rregullime” në sistemin e ujësjellësit. Çdo ditë shohim rrugë nëpër Tiranë që janë plot gropa e kanale pasi UKT po ‘punon’ e punimet vazhdojnë pafund pavarësisht problemeve që shkaktohen për banorët e zonës. Por edhe në rastin kur punimet kanë mbaruar, UKT nuk kujtohet të rregullojë dëmet që i ka shkaktuar komunitetit.

Kështu ka ndodhur me banorët e Qesarakës në rrugën Dalip Topi, në kryeqytet. Një banor i zonës ka denoncuar në redaksinë tonë faktin se ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit kanë përfunduar para dy viteve, por UKT e ka lënë të hapur kanalin ku janë kryer punimet dhe sa herë bie shi i gjithë zhavorri i shtruar del në rrugë. Më tej ai shton se prej kanalit i cili vazhdon të jetë në këtë gjendje të mjeruar, drejtuesit e mjeteve i parkojnë ato në trotuar dhe më pas njerëzit, të moshuar e fëmijë detyrohen të ecin në rrugë. Banorët e zonës kanë bërë disa ankesa në bashki, por askush nuk është kujtuar për ta edhe pse janë pjesë e Tiranës, kryeqytet i Rinisë të cilën Erion Veliaj e reklamon çdo ditë. Por mesa duket për Veliajn vlen vetëm dhënia e tenderave për punimet por se ku shkojnë paratë, se çfarë ndodh me to, a mbarojnë këto punime apo jo askush nuk e di dhe askush nuk interesohet.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ, Gezuar Fiter Bajramin Qoft nje nje vit i mbar Zoti na dhent shendet dhe dhe begati pa mas te gjith Shqiptarve kudo ndodhen. Te lutem na dihmoni ju se te bashkia nuk po gjejm zgjidhe jemi banore te Tiranes ne zonen e qesarakes Rr: Dalip Topi kemi nje shqetsim prej 2 vjetesh UKT ka ber nje nderhyrje ne rrjetin e ujsjellsit dhe ka len kanalin e hapur eshte ber shume shqetsuse sa her bie shi del zhavorri ne rrug. Makinat skan kuparkoj prej kanalit dhe hipin ne trotuar dhe njerzit detyrohen me fmi e pleq te ecin ne rruge. Ju lutem postojeni se ne kemi ber disa ankesa por nuk po marin masa. Po ju dergoj foto dhe vidio. Flm

https://video.fskp2-1.fna.fbcdn.net/v/t42.1790-2/279566742_527212538856001_3184328522526466579_n.mp4?_nc_cat=110&ccb=1-5&_nc_sid=985c63&efg=eyJybHIiOjQ3MSwicmxhIjo1MTIsInZlbmNvZGVfdGFnIjoic3ZlX3NkIn0%3D&_nc_ohc=jehhbgduhNgAX8FHS6Y&tn=lTmbe61h7X5rcFjs&rl=471&vabr=262&_nc_ht=video.fskp2-1.fna&edm=AGo2L-IEAAAA&oh=00_AT8T6trNOnlhBauUcTEtUFhBCWFx5nwcCRc-QKYqUz1ErQ&oe=62707E5D