Ushtarët e Ukrainës lënë armët dhe urojnë Bajramin myslimanëve me këngë turqisht (Video)

Ushtria ukrainase ka frymëzuar gjithë dynjanë liridashëse e të orientuar kah vlerat perëndimore me rezistencën e saj. Gjatë ditës së sotme, kur po festohet Bajrami i Fitrit, bendi i Ushtrisë Ukrainase ka ngarkuar një video ku uron Bajramin në gjuhën turke.

“Shumë urime për Ramazan”, thuhet po ashtu në turqisht.

Bajrami është një festë myslimane që festohet pas çdo përfundimi të muajit të Ramazanit, që është muaji i shenjtë në kalendarin islam që detyron besimtarët muslimanë të agjërojnë.

Kori i Forcave të Armatosura ukrainase uroi botën myslimane me një mesazh mjaft interesant.

“Të dashur myslimanë të Ukrainës, ushtarë e qytetarë dhe partnerë nga shtetet e tjera! Forcat e Armatosura të Ukrainës ju urojnë për përfundimin e Ramazanit dhe sinqerisht ju falënderojnë për përpjekjet e përbashkëta që ta vendosim integritetin territorial të Ukrainës.”

“Ne sinqerisht shpresojmë që Zoti do të dëgjojë lutjet tuaja për unitetin e Ukrainës dhe çlirimin e Krimesë, kthimin e krejt refugjatëve në shtëpitë e tyre, ribashkimin e familjeve të shkatërruara nga agresioni rus, dhe për lehtësimin e të gjithë neve.”