“Vdekja e tij mund të jetë…”/ Alfred Cako reagon për vdekjen e Kastriot Myftarajt

Konspiracionisti Alfred Cako ka reaguar pas vdekjes së gazetarit Kastriot Myftaraj.

Cako thotë se vdekja e tij mund të jetë në mënyrë misterioze, por kjo mbetet për t’u parë. Ai thotë se me Myftarajn shpesh bisedonin për “Shqipërinë e Madhe”, ndërsa gazetari i ndjerë besonte se bashkimi i trojeve mund të vinte vetëm nga Moska.

Reagimi i plotë:
Paska vdekur miku im i kahmotshem Kastriot Myftaraj, ndoshta ne menyre Misterioze por mbetet per tu pare.

Perkunder polemikave qe kisha me te dhe grindjeve qe kemi patur koheve te fundit, mund te them se jemi pajtuar ne nje pikë, Ajo tek Shqiperia e Madhe, vetem se ai mendonte se ky bashkim i trojeve vjen nga zyret e Moskes kurse un mendoj akoma se ajo vjen nga Zyret e Illuminatit.

Ne fund fare Ishte njeri i mire dhe atdhetar i fort i Shqiperise.

Ju lehtsoft shpirti i tij me driten e Perendise.

Te gjith do ti rikthehemi Absolutës dhe Hyjnores. Nese jo Sot ateher Neser Po se Po.

Zoti e Bekofte Popullin Shqiptarë.