Vdes në moshën 22-vjeçare miku i Morena Taraku

Këngëtarja, Morena Taraku, përmes rrjetit social “Instagram” ka bërë të ditur se miku i saj, Eroniti ka vdekur.

“Pusho në paqe kryevepër e zotit”, ka shkruar Taraku.

Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe ish-zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu.

Postimi i plotë i tij:

“A bre nipi jem ma i miri

Të nderuar familjar, miq dhe shoqëri,

Ju njoftoj se pas një sëmundje të rëndë dhe përpjekjes rreth katër vite për ta mposhtur sëmundjen,

Nipi im Eronit Sermaxhaj nuk ja doli dhe sot ndërroj jetë.

Shpirti i jotë i njomë u bëftë dritë në Xhehnet.

O nipi jem daja ka dhimbje t’madhe per nipin”