Vdes njeriu më i vjetër në botë, s’do e besoni dot sa vjeç ishte

Rekordet Botërore Guinness janë të pikëlluar kur mësuan se Kane Tanaka ndërroi jetë më 19 prill 2022 në moshën 119-vjeçare.

Kane Tanaka, e shpallur dhe personi më i vjetër në botë ka vdekur.

Tanaka ishte relativisht e shëndetshme deri vonë dhe jetonte në një shtëpi pleqsh në vendlindjen e saj.

I pëlqente të luante lojëra në tavolinë, të zgjidhte probleme matematikore dhe e donte shumë sodën dhe çokollatën.

Gruaja e moshuar duhej të merrte pjesë me karrocën e saj me rrota në stafetën e pishtarit në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2021, por ajo refuzoi për shkak të pandemisë.

Ndërkohë në vitin 2019, Libri i Rekordeve Guinness i dha asaj titullin e personit më të vjetër të gjallë në botë.

Kur gruaja u pyet se cili ishte momenti më i lumtur në jetën e saj, ajo u përgjigj: “Tani”.