Vdes punëtori në Kashar, u rrëzua nga ndërtesa ku po punonte

Një punëtor ka humbur jetën ditën e sotme në Kashar. Mësohet se një 57-vjeçar me inciiale F.N ka rënë nga lartësia e objektit ku po punonte dhe ka vdekur.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.04.2022, në Kashar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit ku po punonte, shtetasi F. N., rreth 57 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.