Vdiq pasi ngeci në koshin e rrobave të përdorura, punëtori po kërkonte veshje për vajzën e vogël

Një moldav i quajtuar Mihai Enache gjeti një vdekje tragjike në Itali, gjatë kohës që po kërkonte për rroba të përdorura për vajzën e tij në koshat publikë.

29-vjeçari banonte prej disa kohësh në Itali, pikërisht në Mestre, ku kishte gjetur një punë në port. Mendohet se mungesa e një pune stabël kishte detyruar moldavin që të kërkonte në koshat e rrobave të përdorura për veshje për vajzën e tij të vogël që së shpejti pritej të vinte në Itali bashkë me të ëmën.