Veliaj: Kryeqyteti do të zgjerohet. S’pyesim për gjoba, hidhu nga ballkoni po deshe, siç po hidhen

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj foli gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak në lidhje me fluksin e ndërtimeve në Tiranë dhe sidomos në qendër të kryeqytetit. Veliaj tha se ndërtimet do të vijojnë pasi Tiranës i duhet të zgjerohet dhe të ketë punë.

“Ne do të na keni përballë përherë, por gjoba me ne dhe histori makabre, të tilla si e vrau ky apo e vrau ai këtu, në Sukth apo Sri Lanka, nuk funksionojnë”, tha Veliaj duke shtuar se tani po vinte nga nënshkrimi i një marrëveshjeje me një grup të rendësishëm turistik për kthimin në hotel të njërës prej ndërtimeve të larta në qendër të Tiranës.

“Ua them këtë, për gjobaxhinjtë, se Tirana do të rritet. S’mund të themi duam turistë, por nuk kemi hotele, apo dua arsim profesional, por s’kam vende pune. Do hotele? Do i ndërtosh. Do arsim profesional? Do i gjesh vendin ku do të punojnë se s’ka se si të ndodhë ndryshe”, tha Veliaj, ndërsa më herët theksoi se askush nuk mund ti verë gjoba Bashkisë së Tiranës.