Vëllai i Dardan Krivaqës reagon pas ngjarjes tragjike, kërkon dënim meritor për të

as arrestimit të Dardan Krivaqës ka reaguar vëllai i tij Kastrijot Krivaqa, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një postim në profilin e tij në Facebook vëllai i të arrestuarit ka kërkuar nga institucionet e rendit që t’i japin dënimin meritor Dardan Krivaqës.

Postimi i plotë i tij:

Prindër, Miq, Farefis dhe Qytetar te Ferizajt:
Pranoni ngushëllimet me të sinqerta që burojnë thellë nga shpirti im, me shpresë dhe ndihmën e Allahut ta përballojmë ketë TRAGJEDI.

Ky Krim Makaber që e bëri “vëllai im” na la pa asnjë fjalë të gjithëve. Vërtet jemi të traumatizuar dhe të prekur, e mbi te gjitha ai më Krimin që bëri, Njollosi dhe Lëndoi tërë familjen tonë.

Gjatë tërë jetës na ka sjellë Probleme dhe Telashe të pa parapara, por asnjëherë nuk na ka dëgjuar dhe përfill këshillat tona.
Unë si vëlla i madh jam përkujdesur për familje qysh në moshë shumë të re nga se herët kam mbet pa Baba, por jam mundu që “vëllain” ta këshilloj dhe ndihmoj, por ai asnjëherë nuk ka dëgjuar askënd.

Me rastin e kapjes dhe arrestimit të tij nga Policia e Kosovës, si dhe ndihmës që bënë qytetarët, unë i përgëzoj dhe shpresoj se Ligji do t’ia shqiptoj dënimin meritor, si dhe shpresoj qe ky krim makaber do të mobilizon te gjithë neve për te i evituar krimet, dhe të luftojmë për mirëqenien e fëmijëve tanë.

Në veçanti edhe njëherë i shprehi ngushëllime Familjes Osmani.

Zoti ju dhasht forcë dhe gajret.