VIDEO: Momente dramatike fill pas ndeshjes së Florian Markut, boksieri përfundon në oksigjen

Boksieri shqiptar Florian Marku fitoi brezin e titullit IBF duke u shpallur kampion botë në peshën e tij.

Por pas duelit të Markut, ishte radha e dy boksierëve Kallum Smith dhe Lenin Kastijo të duelonin në ring.

Në raundin e dytë, Smith lëshoi një goditje të fortë me të djathtën duke lënë të shtrirë për tokë kundërshtarin e tij. Kastijo humbi toruan dhe filloi të dridhej, teksa shikohet se si gjyqtari i bën me shenjë mjekëve të vijnë menjëherë në ring.

U desh ndërhyrja e oksigjenit që boksieri nga Republika Domenikane të përmendej. Pamjet kanë bërë xhiron e botës pasi janë një dramë e vërtetë.