Video/ Momenti kur policia arreston autorin e aksidentit të rëndë në ‘Rrugën e Kavajës’, është ndëshkuar 8 herë nga efektivët

Policia e Tiranës ka informuar se në lidhje me aksidentin e rëndë të ditës së sotme në rrugën e Kavajës, është lokalizuar autori dhe më pas është bërë i mundur arrestimi dhe shoqërimi i tij në Komisariatit të Policisë Nr. 2, ngjarje e cila shoqërohet edhe me video.

Policia bën me dije se Ajas Sulejmani, është ndëshkuar 8 herë nga efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nga të cilat disa herë për shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit.

Gjithashtu, ky shtetas është ndëshkuar disa herë, me bllokues gomash, për shkak të parkimeve në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në rrugët e kryeqytetit.

Po ky shtetas është shoqërur tre javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me këtë automjet, për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel