Villareali bën surprizën e madhe, eliminon dhe Bayernin e Mynihut. Real-Chelsea shkon në shtesë

Villareali vazhdon të surprizojë të madh dhe të vogël këtë edicion të Champions League. Skuadra spanjolle ka eliminuar sonte Bayern Munich në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Pas golit të Robert Lewandowski, në minutën e 52’, erdhi edhe reagimi i “Nëndetëses së verdhë”, me Chuckweze që shënoi në minutën e 88’ për t’i çuar në shtëpi bavarezët.

Skuadra e Emery vazhdon të mbetet “arrë e fortë” në Champions League duke i treguar dhëmbët edhe ndaj një skuadre si Bayern Munich, ndërsa në 16-ce eliminoi Juventusi Për kampionët gjermanë, ky disafatë do të duhet të harrohet shumë shpejt, për t’u fokusuar vetëm në kampionat, objektivin e vetëm të mbetur të sezonit.

Sakaq, ndeshja tjetër Real Madrid-Chelsea ka shkuar në shtesë..