Viti 2022/ Qytetarët e Krumës e kanë ujin me orar, bashkia: Vetëm 3 orë, se s’ka burimi!

Është viti 2022, por Shqipëria vazhdon që të ketë ujin me orar. Pothuajse të gjithë qytetet e lëshojnë ujin me orar, por jo të gjithë kryebashkiakët e pranojnë. Mirëpo, ka edhe nga ato bashki që të zëna ngushtë e bëjnë njoftimin vetë për reduktimin e ujit.

Bëhet fjalë për bashkinë e Hasit. Kryebashkiaku i Hasit ka njoftuar se qytetarët e Krumës do të furnizohen me ujë në orarin 19:00-22:00.

Njoftimi i bashkisë:

Njoftojmë të gjithë abonentët që furnizohen me ujsjellesin e Krumës se orari i furnizimit me ujë, në darkë do të jetë nga ora 19:00-22:00, pra do ketë një reduktim prej 1 orë, për shkak të rënies së prurjeve të burimit të Krumës.