Vjehrri vrau nusen e djalit dhe u var në pemë, kush janë viktimat e ngjarjes së rëndë në Fier (Emrat)

Xhevair Hoxha, vjehrri dhe Merushe Hazizi, nusja janë viktimat e ngjarjes së rëndë në Roskovec të Fierit.

Ishte 61-vjeçari që vrau nusen e djalit me thikë dhe më pas vari veten në një pemë pas banese. Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë të paqarta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

“Rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel