Vjen sinjali nga Amerika! Një virus misterioz te fëmijët, iu jep vështirësi në frymëmarrje dhe dëmtim të organit jetësor

Qëndra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA ka njoftuar për një shpërthim të pazakontë të rasteve pediatrike të hepatitit në shtetin e Alabamas.

Deri më tani, të paktën nëntë raste të tilla janë raportuar zyrtarisht në shtetin amerikan, sipas CDC-së dhe mund të ketë më shumë në të gjithë vendin.

Ai shton se inflamacioni i mëlçisë tek fëmijët ishte shkaktuar nga Adenovirusi, jo nga infeksioni i coronavirusit. Departamenti i Shëndetësisë në Alabama njoftoi se të gjithë fëmijët e infektuar ishin nën moshën 10 vjeçare, raportoi businessinsider.

Mediat e huaja bejne me dije se raste të ngjashme u raportuan në Mbretërinë e Bashkuar në muajin prill ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi javën e kaluar se ato ishin raportuar edhe në Spanjë dhe Irlandë. Agjencia Britanike e Sigurisë Shëndetësore ka konfirmuar 49 raste të tilla në Angli, 13 në Skoci dhe disa në Uells dhe Irlandën e Veriut.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tha se shumica e rasteve përfshinin fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç. Raportohet se disa fëmijë vuajnë nga dështimi akut i mëlçisë dhe se “një numër i vogël kishte nevojë për transplant”.

Ekspertët besojnë se Adenovirusi 41, një virus që përhapet përmes kontaktit të ngushtë, është përgjegjës për këtë sëmundje të mëlçisë. Adenoviruset mund të përhapen edhe përmes jashtëqitjes, ndaj larja e duarve ka rëndësi të madhe edhe në këtë rast, veçanërisht tek fëmijët e vegjël.

Ata shtojnë se deri më tani nuk dihej se ky virus shkakton hepatit tek fëmijët e shëndetshëm. Adenovirusi 41 shpesh shkakton gastroenterit akut tek fëmijët me simptoma që përfshijnë diarre, të vjella, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje. Vlen të theksohet se deri më nuk ka asnjë trajtim për këtë sëmundje.