Vlonjatët s’durojnë dot, zihen në mes të rrugës për një vend parkimi

Një sherr për parkimin ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se një 41-vjeçar ka kërcënuar një 54-vjeçar me iniciale A.Ç për një vend parkimi. Ndaj 41-vjeçarit me iniciale R.Xh policia ka nisur një procedim në gjendje të lirë.

Vlen të thuhet se tani në sezonin turistik, sherret për parkimin janë bërë diçka në normale në vendin tonë. Kujtojmë se pak javë më parë, një 40-vjeçar qëlloi me armë pas një sherri për vendin e parkimit.

Njoftimi i policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. Xh., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se pas një konflikti, për një vend parkimi, ka kanosur shtetasin A. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë.