Vlorë/ Bie nga makina pakoja e tritolit, kush do të ishte viktima e radhës?

Një pako tritoli ka rënë nga një makinë në Vlorë. Pakoja e tritolit është gjetur në lagjen 1 Maji në qytetin bregdetar. Policia ka rrethur zonën. Ende nuk dihet se kush ka qenë shënjestër, pasi nuk ka informacion se nga kush makinë ka rënë.

Kujtojmë se Vlora është tronditur shumë herë nga atentate të këtij lloji.