Vlorë/ Pronari gjen të vdekur bariun në stan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Vlorë. Mësohet se në një stan, në malin Shashicë është gjetur pa shenja jete një 63-vjeçar me iniciale G.Xh. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 11.05.2022, në një stan, në malin Shashicë, është gjetur nga shtetasi A. Z., pronari i stanit ku ishte punësuar, pa shenja jete shtetasi G. Xh., 63 vjeç,banues në Kaninë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.