“Vodafone bashkëpunëtor me Big Market! Me thanë ‘ke fituar iPhone 13 Pro’, por më zhvatën 50 Mijë Lekë!”

Skema të reja zhvatjeje kanë nisur të aplikohen nga kompanitë telefonike në bashkëpunim me bizneset e vendit. Një faturë prej 5100 Lekësh të reja i është faturuar një klienti të Vodafone i cili ka marrë pjesë në një kuiz të rrjetit të marketeve Big Market të deputetit të PS Vullnet Sinaj.

Pasi djali ka klikuar në një link në rrjetet sociale, i është shfaqur faqja e Big Market e cila i thoshte se ka fituar një iPhone 13 PRO dhe çmimin mund ta merrte nëse i shkonte sondazhit deri në fund.

Djali i është përgjigjur të gjitha pyetjeve me SMS në telefon, teksa rezultonte si abonent me kontratë mujore tek Vodafone, me vlerë 2200 Lekë, në paketën që përfshin internet, mesazhe dhe minuta falas. Pasi i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të sondazhit të Big Market, i ka ardhur një mesazh nga Vodafone ku shkruhej se ka shpenzuar 5130 Lekë të reja ndërkohë që SMS në telefon i kishte falas.

I riu është tronditur nga kjo zhvatje e dyfishtë e Big Market dhe Vodafone, të cilën e ka denoncuar për JOQ Albania. Ai shprehet i shokuar se si ky market mashtron qytetarët me sondazhe zhvatëse në kuadër të Vodafone duke përdorur si karrem telefona të shtrenjtë.

I riu denoncon:

“Pershendetje joq kam njo shqetsim ne lidhje me kompanin celulare vodafon dhe bigmarket. Kam nji kontrrat qe e paguaj cdo muj nga 22milek ne muaj dhe dje me erdhi nji promocion i bigmarket qe ishte si tip kuici ku duhej tju pergjigjeve pyetjeve nga interneti me sms ne telefon. Oferten e kam pa limit si internetin mesazhet po ashtu dhe minutat. Nderkoh qe sot me vjen sms nga vodafone qe deri me tani keni shpenzuar 51mi e 3 qind lek. Nuk e kuptoj domethen se si i vjedhin qytetaret kto hajduta. Kjo eshte vjedhje e hapur! A ka dikush pergjegjesi per kete?!”

JOQ Albania fton institucionet përkatëse të hetojnë mbi këto skema zhvatjeje dhe bizneset e përfshira të reagojnë ose distancohen nga metoda të tilla mashtruese.