Vrasja e efektivit në Lezhë/ Policia sjell pamje nga toka dhe ajri në operacionin e arrestimin të autorit! Aldi Rama u gjet pas disa orë kërkimesh

Policia ka sjellë pamje nga operacioni për gjetjen e 21-vjeçarit Aldi Rama i cili vrau efektivin e Lezhës, Saimir Hoxha ditën e sotme.

I riu është gjetur disa orë pas kërkimeve nga policia dhe forcat RENEA.

Aldi Rama qëlloi veten në kokë me armën që vrau efektivin e policisë. Fillimisht ai u dërgua në Spitalin e Lezhës por më pas u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Aktualisht i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore teksa mësohet se ndodhet i intubuar dhe me frymëmarrje të drejtuar.