Vrau shtetasin turk në Gjermani, arrestohet Fisnik Hoxha

Është arrestuar nga policia gjermane, shqiptari i cili akuzohet për vrasjen e një turku në Gjermani. 23-vjeçari shqiptar nuk ka bërë rezistencë në momentin që është arrestuar. Fisnik Hoxha u arrestua nga njësitet speciale të policisë së North Rhine-Ëestphalia në Gelsenkirchen.

Zyrtarët e dërguan atë në paraburgimin e policisë në Gelsenkirchen. Fisnik Hoxha do të sillet para një gjyqtari në Gelsenkirchen dhe do të dërgohet në Kiel në ditët në vijim.