Vuçiq provokon sërish, takon të riun që thotë se e pIagosën shqiptarët me 8 pIumba

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka p rovokuar sërish. Ai në një postim në Instagram ka treguar se është takuar me Bogdan Bukumiriq, të riun për të cilin siç thotë ai “u p lagos nga shqiptarët në Gorazhdevc më 13 gusht të vitit 2003”.

Sipas Vuçiqit, asokohe Bukumiriq ishte 15 vjeçar dhe “ishte p lagosur me tetë p lumba, shqiptarët dhe bashkësia ndërkombëtare nuk i gjetën kurrë ata që kryen atë k rim të rëndë”.

“Bogdan Bukumiriq është një njeri që u p lagos rëndë nga shqiptarët 18 vjet më parë, jo shumë larg nga Gorazhdevci, ndërsa v ranë dy nga miqtë e tij Pantelin dhe Ivan, ata u v ranë dhe u p lagosën vetëm sepse i përkisnin familjes serbe,” shkroi ai në Instagram, transmeton Klankosova.tv.

Këtij postimi, shefi i shtetit serb ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi me Bukumiriq nga ndërtesa e Presidencës së Serbisë