Xheni Kaba nuk ia del dot. 24-vjeçarja humb jetën në spitalin turk. Motra na rrëqeth shpirtin me fjalët e saj

24-vjeçarja Xheni Kaba ka humbur jetën ditën e sotme pasi ishte infektuar nga Covid-19.

Ajo ndodhej në një spital në Turqi ku ishte dërguar prej disa ditësh për një mjekim më të specializuar.

E reja është infektuar gjatë shtatzënisë së saj, ku për shkak të gjendjes shëndetësore mjekët vendosën që të bëjnë lindje të parakohshme, por gjendja e saj u përkeqësua më shumë duke bërë të mundur që të dërgohej në Turqi.

Këtë lajm të hidhur e kanë bërë me dije vetë familjarët e të resë të cilët i premtojnë asaj që vajzës nuk do ti mungojë asgjë.

“O shpirt, o xhen pse motra pse ike kshu. Shpirti im prehu në paqe mos ki merak për gocën se do ta rris motra sic ti kishe ëndrra që nuk tu realizuan kurrë”, shkruan ajo.