“Xhevairi lëvizte me sëpatë me vete”, vëllai i tij: Ai e rrihte edhe gruan, me djalin zihej shumë

Ditën e djeshme, Xhevair Hoxha nga fshati Vidhisht, Fier masakroi me thikë të fejuarën e djalit të tij dhe më pas vari veten e tij në një pemë. Vëllai i Xhevairit duke folur për mediat ka deklaruar se Xhevairi lëvizte me sëpatë me vete, ndërsa me djalin kishte marrëdhënie shumë të keqe pasi ziheshin vazhdimisht. Ai ka treguar se Fatjoni e donte shumë Merushen të cilën e kishte marrë edhe në shtëpi, por babai i tij nuk ishte dakord për këtë lidhje pasi ajo kishte qenë e martuar më parë dhe kishte 3 fëmijë.

Xhevairi lëvizte me sëpatë me vete. Kishte marrëdhënie të keqe me djalin. Merushja me djalin kishin dashuri shumë të madhe.
Më tej ai tha se para 6 muajsh Xhevairi ka qenë në burg ku ka vuajtur dënimin për zjarrvënie. Ndërkohë në lidhje me marrëdhënien e vjehrrës me djalin dhe nusen, ai tha:

Djalin e do shumë. Xhevairi e rrihte gruan, do bëhet sic them unë i thoshte. Biles bëri llafe në gjykatë dhe i thanë të dalë përjashta.