Zemaj: N’dorë t’Zotit kemi mbetur!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19.

Numrin prej 2 mijë e 110 infektimeve të reja Zemaj e ka qujatur rekord të zi.

Zemaj e ka quajtur Qeverinë Kurti ‘Qeveri e praktikantëve’.

N’dorë t’Zotit! Qeveria e praktikantëve po vazhdon me avazin e vjetër; krejt për pushtet e asgjë për shëndet! U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre si dhe iu uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë të i nfektuarve.