Zemra mal! Mposhti ukrainasin Prodan, ja çfarë titulli arriti të fitojë Florian Marku

Boksieri shqiptar Florian Marku ka hyrë në histori pasi ka fituar për herë të parë titullin kampion bote në IBF .

Marku siç e premtoi dhe më parë ka mposhtur ukrainasin Prodam me të cilin pati dhe një konflikt gjatë konferencës për shtyp.

Siç deklaroi dhe më parë, ai kishte gjithë jetën ë priste këtë sfidë. Në stadiumin e Tottenham në Londër, Marku tashmë ka shkruar historinë duke rrëmbyer titullin kampion.

28-vjeçari nga Lushnja deri më tani është i pathyeshëm.