Zhdukja e kryesekretares së Gjykatës së Lezhës, dyshohet se u mor peng

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me kryesekretaren e Gjykatës së Lezhës Kluadia Marku e cila u zhduk tre ditë më parë. Ditën e sotme ajo u gjet dhe dëshmoi në polici se ishte larguar nga shtëpia pas një sherri me burrin. Dyshohet se ajo mund të jetë marrë peng për dosjet e pronësisë në Lezhë. Policia dyshon gjithashtu se sherri me bashkëshortin është alibi.

Ajo ishte larguar nga banesa pa dhënë asnjë sqarim dhe tha në polici se kishte qëndruar në një hotel, ndërkohë që telefefonin e kishte të bllokuar. 34-vjeçarja u gjet nga policia duke ecur në rrugët e Lezhës.