Zjarri në banesën pranë “Maternitetit të Ri”, shpëton për mrekulli foshnja 6 muajshe

Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë private pranë “Maternitetit të Ri” në Tiranë. Shpërthimi i një bombule gazi ka vënë në rrezik jetën e dy personave. Mësohet se në momentin që zjarri ka shpërthyer brenda në shtëpi ka qenë gjyshja dhe nipi i saj 6-muajsh.

E moshuara fatmirësisht ka arritur të dalë në kohë nga banesa dhe të kërkojë ndihmë. Pas ndërhyrjes së banorëve dhe forcave zjarrfikëse fëmija 6-muajsh është nxjerrë shëndoshë e mirë nga banesa.

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të bombulës së gazit në një orë kaq të vonë.