Zjarri në Dhërmi mbërrin pranë pushuesve/ Bregdeti pushtohet nga tymi, në 3 ditë nuk ndërhyri askush

Dhërmiu është pushtuar nga tymi i zjarrit, për të cilin JOQ ALBANIA ka tre ditë që bën thirrje për marrjen e masave. Dhjetra qytetarë kanë dërguar pamje se si tymi në Malin e Çikës ka mbërritur pranë pushuesve dhe po futet në banesa.

Ndërkohë në këto tre ditë nuk u pa asnjë zjarrfikëse apo një helikopter për fikjen e zjarrit.

Pak ditë më parë, Niko Peleshi tha se “Shqipërisë nuk i duhen helikopterë, pasi është absurde që ata të përdoren vetëm në muajt e verës.”