ZOT mbaj dorën… 57 viktima nga përmbytjet në Turqi, mijëra të evakuar në zonat pranë Detit të Zi

Katastrofat natyrore janë shndërruar në kryefjalën e këtyre ditëve. Pas zjarreve, vjen fenomeni I përmbytjeve, me të paktën 57 viktima në Turqi. Shkak është janë bërë shirat, ku pranë brigjeve të detit të Zi vërshimet kanë përfshirë qendrat e banuara. Rusia është gjithashtu e prekur nga këto përmbytje, ndërkohë dhe Japonia në anën e saj po vuan këtë fenomen.

Përmbytjet e rënda dhe rrëshqitjet masive të dheut në bregdetin turk të Detit të Zi, kanë cuar në 57 numrin e viktimave.

Provincat më të prekura janë Bartin, Kastamonu dhe Sinop që gjenden pranë Detit të Zi. Të paktën pesë ura janë përmbytur duke marrë me vete makina e objekte të tjera, si dhe janë dëmtuar qendrat e banuara.

Deri më tani në mbarë zonën janë evakuar 2,250 persona, por dyshimet janë se qindra të tjerë janë të zhdukur.

Edhe vende të tjera pranë brigjeve të Detit të Zi, po përballen me fatkeqësinë natyrore të përmbytjeve.

Rusia është shteti i dytë më i prekur, ku qyteti i Anapas është goditur rëndë.

Deri më tani nuk është raportuar për viktima, por më shumë se 1400 shtëpi janë përmbytur dhe 11 qendra banimi janë pa energji elektrike.

Numri i personave të evakuar ka arritur në 1530, por pritet të rritet sërish nëse situate përkeqësohet në ditët në vijim. Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Japoni, ku raportohen rreth 2 milionë banorë të evakuuar.

Shkencëtarët thonë se shkaku kryesor i përmbytjeve është ngrohja globale, por këto përmbytje janë bërë më të rrezikshme dhe nga ndërhyrja e njeriut në shtretërit e lumenjve dhe shfrytëzimi I parregullt për material ndërtimi.